Politika 15 November 2024, 23:32 Nga VNA

“Non grata”/ Berisha pranon se e humbi gjyqin me Blinken: Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative

Ndaje në Whatsapp
“Non grata”/ Berisha pranon se e humbi gjyqin me Blinken: Sipas

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka pranuar këtë të premte se e ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Berisha tha se gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se ai nuk është një qytetar i vendeve të BE-së, për të vijuar procesin gjyqësor ndaj Blinken.

“Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim.

Por ishte në dinjitetin tim që t’i kërkoja zotërisë që të paraqiste dokumente mbi akuzat. Çështja shkoi në gjyq, por gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së.

Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve”, – tha Berisha në emisionin “Log.”.

Berisha shprehu bindjen se administrata e re amerikane do të korrektojë shpalljen e tij “non grata” nga ajo që e konsideroi si një goditje puçistë nga grupet anti-demokratike. Berisha tha se demokratët e vërtetë nuk pranojnë vendime të tilla.

“E vërteta është se Donald Trump ka folur më shumë se askush tjetër për liritë, kundër censurës. Censura po shtrinte vellon e zezë të saj dhe po bëhej gjithnjë e më e trashë në SHBA dhe vendet e tjera”, tha Berisha.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme