Politika 16 November 2024, 15:05 Nga VNA

Hipokrizia e paturp e Elisa Spiropalit/ Kërkon nga vendet e zhvilluara të kujdesen për mjedisin

Ndaje në Whatsapp
Hipokrizia e paturp e Elisa Spiropalit/ Kërkon nga vendet e zhvilluara

Elisa Spiropali i ka tërhequr vëmendjen ekonomive të zhvilluara për ndotjen dhe moskujdesin ndaj ambientit. Në samitin e Bakusë ajo ndër të tjera theksoi: “Ekonomitë më të mëdha janë njëkohësisht dhe prodhuesit më të mëdhenj, konsumatorët më të mëdhenj, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit dhe shkaktarët më të mëdhenj të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, ata nuk janë ende përgjegjësit dhe kontribuesit më të mëdhenj për ta ndryshuar e përmirësuar situatën.”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë paturpësisht ka deklaruar në një samit ndërkombëtar se “Shqipëria i ka dhënë përparësi tranzicionit energjetik, si një faktor kyç i reduktimit të emetimeve. Aktivitetet prodhuese të vendit bazohen në energji 100 për qind të rinovueshme.”

Këto i thotë drejtuesja e parlamentit të një vendi që ka disa muaj që sorollat një anije me 102 konteniere me mbetje të konsideruara të rrezikshme. Të një vendi që nuk pranon organizatat ndërkombëtare të testojnë mbetjet e anijeve të nisura nga porti i Durrësit. Dhe i një Shqipërie ku në çdo matje, ndotja e ajrit në kryeqytet është në nivele katastrofike.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme