Politika 18 November 2024, 11:33 Nga VNA

Rama njofton shpërblimet për pensionistët. Opozita krijon tension në seancë

Ndaje në Whatsapp
Rama njofton shpërblimet për pensionistët. Opozita krijon tension

Sot në Kuvend ka nisur diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2025, ku Kryeministri Rama deklaroi se pensionistët me pensione deri në 200 euro në muaj do të përfitojnë një bonus prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata me pensione më të larta do të marrin 100 mijë lekë të vjetra (rreth 100 euro).

“Do të çlirojmë një fond prej afër 1 miliard eurosh për shpërblimet e fundvitit. Pensionistët me pensione deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit të mëparshëm, ndërsa ata me pensione më të larta do të marrin dyfishin,” tha Rama. Ai sqaroi se dallimi bëhet për të ndihmuar më shumë ata me pensione më të ulëta.

Tension mes deputetëve dhe ndërprerje e seancës

Gjatë fjalës së Kryeministrit, deputetët e Partisë Demokratike u ngritën në këmbë dhe filluan të godasin tavolinat, duke shprehur pakënaqësi. Rama u përpoq të qetësonte situatën, por pas refuzimit të deputetëve për t’u ulur, i kërkoi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, një ndërprerje 5-minutëshe, e cila u miratua.

Demokratët kërkonin përgjigje për çështjen e dëmshpërblimit të Bechettit, me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi, që pyeti me zë të lartë: “Ku janë paratë e Bechetit?”.

Rama e cilësoi sjelljen e opozitës si të papranueshme dhe theksoi se duhet të sanksionohet me votim për të ruajtur rendin dhe disiplinën në Kuvend. “Parlamenti është vendi ku secili mbron pozicionin e vet, jo për të ulëritur dhe ndërprerë fjalën e të tjerëve,” përfundoi Kryeministri.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme