Politika 18 November 2024, 14:44 Nga VNA

Berisha: Pas Yuri Kim marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë të vazhdueshme dhe rutinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Pas Yuri Kim marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka pasur bisedime dhe takime të rregullta me përfaqësues të ambasadave të vendeve perëndimore. Në një prononcim për gazetarët, Berisha sqaroi se, edhe pse takimet nuk janë bërë publike, ato zhvillohen në mënyrë periodike.

Berisha theksoi se kontaktet me ambasadat kanë qenë të vazhdueshme dhe zhvillohen sipas nevojës, qoftë në nivel ambasadorësh, qoftë në nivel zëvendësish. “Partia Demokratike është e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike,” u shpreh Berisha.

Duke iu referuar konkretisht ambasadës amerikane, Berisha përmendi se pas largimit të ish-ambasadores Yuri Kim, kontaktet kanë qenë normale dhe rutinë. Ai kritikoi Kim, duke e cilësuar atë si një nga ambasadoret më të korruptuara që ka shkelur në Shqipëri pas Romana Vlahutin.

“Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale,” përfundoi Berisha.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme