Politika 18 November 2024, 13:07 Nga VNA

Opozita nuk lejon ministrin e Financave të mbajë fjalën. Rrethojnë foltoren

Ndaje në Whatsapp
Opozita nuk lejon ministrin e Financave të mbajë fjalën.

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe kanë rrethuar foltoren, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndërhyrë për t’u kërkuar atyre të qetësohen.

Tensionet nisën gjatë prezantimit të projektbuxhetit nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pasi ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Pas një debati mes Bardhit dhe deputetit të PS-së, Toni Gogu, Malaj ka nisur të përgjigjet në pyetjet e opozitës.

Ndërkohë, punonjësit e Gardës u afruan për të siguruar rendin, por Spiropali u kërkoi atyre të largoheshin.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme