Politika 19 November 2024, 10:50 Nga VNA

Kuvendi pritet të votojë sot për buxhetin 2025 mes protestave dhe debateve

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi pritet të votojë sot për buxhetin 2025 mes protestave dhe

Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 10 orë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot për buxhetin e vitit 2025. Diskutimet e djeshme u karakterizuan nga debate të forta, me fokus të veçantë te çështjet që prekin pensionistët. Buxheti i propozuar, me një vlerë prej 8 miliardë eurosh, është planifikuar të shërbejë kryesisht për vijimin e reformave dhe financimin e projekteve infrastrukturore aktualisht në zhvillim. Megjithatë, nuk përfshin rritje pagash apo fond të caktuar për rritje pensionesh në vitin e ardhshëm.

Opozita ka paralajmëruar protestë të madhe gjatë seancës së votimit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim, duke e cilësuar projektbuxhetin si “buxheti i vjedhjeve”. Ai u ka kërkuar mbështetësve të tij të protestojnë kundër miratimit të buxhetit dhe të përpiqen të pengojnë këtë akt.

Seanca e sotme pritet të shoqërohet me tensione, ndërsa deputetët do të diskutojnë dhe vendosin për financat e shtetit për vitin 2025.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme