Politika 19 November 2024, 20:25 Nga VNA

U kthyen në parlament për buxhetin/ Deputetët e PD ngrohen në sallë ndërsa protestuesit mbeten vetëm në shi

Ndaje në Whatsapp
U kthyen në parlament për buxhetin/ Deputetët e PD ngrohen

Opozita iu rikthye kuvendit dhe normalitetit të jetës parlamentare me justifikimin se do merreshin seriozisht me buxhetin dhe seancat e debatit për të. Në ditën e dytë të seancës për këtë temë PD kishte lajmëruar dhe një protestë para dyerve të kuvendit për të kundërshtuar buxhetin. Përveç numrit modest të pjesëmarrësve, ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetëve demokratë që kishin thirrur këtë protestë.

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, vijonte të ishte në sallë bashkë me deputetët e tjerë, ndërkohë që protestuesit, një pas një, u mblodhën dhe u larguan nën shi pa pasur asnjë mbështetje nga salla. Deputetët vijonin fjalimet e mërzitshme dhe Gazment Bardhi shqetësohej nga biseda e ministrave duke u kërkuar atyre të mos bisedonin.

Mesa duket, zoti Bardhi nuk e fshehu dot nervozizmin që, në të njëjtën kohë kur kishte një protestë para kuvendit, Sali Berisha vijonte takimin e përnatshëm poshtë ballkonit të shtëpisë, duke lënë jashtë vëmendjes gjithë aksionin politik të PD-së në parlament dhe jashtë tij.

Ky ç’organizimi i organizuar i opozitës, në një ditë të rëndësishme parlamentare, mesa duket ka sjellë nervozizëm tek ata që mendojnë se drejtojnë politikën e PD-së, me një pjesë të deputetëve në një sallë të ngrohtë parlamenti, ndërkohë që drejtuesi i vërtetë e ka të qartë: aksioni i vetëm mbetet ai për lirimin e tij.

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme