Politika 19 November 2024, 20:03 Nga VNA

Alibeaj kundër buxhetit 2025: Vjedhje e parave të shqiptarëve për tendera dhe oligarkë

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj kundër buxhetit 2025: Vjedhje e parave të shqiptarëve

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka shpërndarë një postim ku shpreh kundërshtimin e tij ndaj buxhetit të vitit 2025, duke e cilësuar atë si një masë që i merr paratë shqiptarëve. Sipas Alibeajt, ky buxhet, prej 8.2 miliardë dollarësh, nuk ka fonde për pensionistët, ilaçet e të sëmurëve, arsimin, rininë, pronarët, të përndjekurit dhe ndihmën ekonomike. Ai akuzon qeverinë për rritje të çmimeve dhe shpërndarje të parave për tendera, oligarkë, dhe koncesione.

Alibeaj gjithashtu e akuzon kryeministrin Edi Rama për manipulim të institucioneve dhe blerje të heshtjes për të goditur SPAK-un, si dhe për blerje të sistemit zgjedhor dhe votave për të siguruar pushtetin edhe për katër vite të tjera.

Postimi i plote i Enkelejd Alibeaj:

VOTË KUNDËR !

Buxheti i 2025 është 8.2 miliardë.

8.2 miliardë që iu merren shqiptarëve, por:

-Nuk ka para për pensionistët.

Nuk ka para për ilaçet e të sëmurëve.

Nuk ka para për arsimin e fëmijëve.

Nuk ka para për rininë.

Nuk ka para për pronarët.

Nuk ka para për të përndjekurit.

Nuk ka para për ndihmën ekonomike

Ndërkohë çmimet rriten pa fre!

Por ka shumë para për tendera.

Ka shumë para për ndarë me oligarkët.

ka shumë para për koncesionet

Ka shumë para për të vjedhur!

Edi Rama në mars bleu heshtjen për të goditur SPAK.

Edi Rama në korrik bleu sistemin zgjedhor në tavolinë me reformën zgjedhore.

Tani fillon punën për blerjen e votave brenda dhe jashtë vendit edhe për 4 vite të tjera vjedhje.

SPAK, nga sot, duhet të mbrojë paratë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Shqiptarët kanë mundësinë në 2025 t’i japin hakun gjithëkujt!

Video

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme