Politika 19 November 2024, 20:30 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Në 2025 nuk kandidoj. Marrëdhënia me Ilir Metën? Nuk ka kthim mbrapa

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Në 2025 nuk kandidoj. Marrëdhënia me Ilir

Pas një seance maratonë në Gjykatën e Posacme të Apelit, masa e arrestit me burg për ish-presidentin Ilir Meta dhe detyrimi për paraqitje për deputeten Monika Kryemadhi u lanë në fuqi. Gjykata nuk mori në konsideratë asnjë prej argumenteve të ish-ciftit të bashkëshortëve, duke i detyruar ata të drejtojnë sytë drejt Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të seancës, Monika Kryemadhi deklaroi se “prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA, Çekia dhe Austria”. Deputetja e Partisë së Lirisë shkoi edhe më tej, duke hedhur akuza ndaj prokurorëve për manipulim të provave.

Ndërkohë, duke folur për jetën politike, Monika Kryemadhi paralajmëroi se me shumë mundësi nuk do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2025. "Nuk besoj se do të merrem më me politikë. Do merrem me sensibilizimin e opinionit publik kundër luftës së tretë botërore, që është fake news. Nuk mendoj se do kandidoj", tha Kryemadhi.

Deputetja theksoi gjithashtu se marrëdhënia e saj me Ilir Metën ka përfunduar. “Marrëdhënia ime bashkëshortore me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk ka më kthim prapa", theksoi ajo. Monika Kryemadhi u largua nga ambientet e Apelit të Posacëm, duke paralajmëruar se do të kthehej sërish, me kallëzime të forta ndaj eksponentëve të mazhorancës.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme