Politika 20 November 2024, 12:19 Nga VNA

Kontrolli total i sektorit të bujqësisë/ Lapaj mes premtimeve dhe rreziqeve për fermerët

Ndaje në Whatsapp
Kontrolli total i sektorit të bujqësisë/ Lapaj mes premtimeve dhe

Programi i Adriatik Lapajt për sektorin e bujqësisë premton mbështetje të madhe për fermerët dhe luftë ndaj padrejtësive në treg. Megjithatë, disa nga masat e propozuara ngrenë pikëpyetje mbi realizueshmërinë dhe efektet e tyre në praktikë.

Lapaj në dy pika në planin e tij për bujqësinë thotë: Vendosja nën kontroll total të subjekteve që shesin/importojnë/prodhojnë fara dhe fidanë dhe pika tjetër vendosja në kontroll të plotë e subjekteve që importojnë dhe shesin pesticide dhe plehra kimike

Vendosja e një kontrolli “total” mund të kufizojë konkurrencën e lirë dhe mund të krijojë monopole shtetërore ose grupime me interesa specifike. Kjo politikë mund të penalizojë bizneset private që operojnë ligjërisht. Kontrolli totalitar që ai propozon mbi këtë sektor mund të çojë në rritje të çmimeve dhe kufizime të panevojshme për fermerët, të cilët varen nga këto produkte për të siguruar rendiment të lartë.

Lapaj propozon Hapjen e Bankës Kombëtare Agrare me kapital 100% shtetëror

Bankat shtetërore historikisht kanë treguar dobësi në menaxhimin e kredive për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së ekspertizës financiare. Rreziku i keqpërdorimit të fondeve publike është i lartë, veçanërisht nëse favorizohen grupe të caktuara për arsye politike ose personale.

Disa nga këto pika, si subvencionet dhe banka shtetërore, janë populiste dhe premtojnë rezultate të mëdha pa adresuar detajet e zbatimit. Ato duken si mjete për të fituar vota, por pa një analizë të thellë mbi efektet afatgjata.

Qasjet që synojnë “kontroll total” ndaj sektorëve privatë sjellin politika të kaluarës socialiste, të cilat kanë treguar se dështojnë në mjedise tregu të lirë.

Premtimet e Lapajt mbeten ende të përgjithshme dhe nuk shpjegojnë mekanizmat konkretë të zbatimit apo burimet financiare që do të përdoren për të arritur këto synime.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme