Politika 21 November 2024, 19:35 Nga VNA

Qeveria kujtohet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, taksat e paguara të profesionistëve të lirë do të kthehen në dhjetor

Ndaje në Whatsapp
Qeveria kujtohet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese,

Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është marrë që në muajin qershor, qeveria shqiptare pas 5 muajsh ka vendosur që të rikthejë 500 milionë lekë për 6541 tatimpagues të profesioneve të lira.  Ky rikthim i fondeve do të realizohet gjatë muajit dhjetor 2024 dhe do të jetë për periudhën Janar-Qershor 2024.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një konference me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën e Shqipërisë, shpjegoi se ky vendim ka ardhur pas shfuqizimit të një ligji që ishte në fuqi dhe që Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm.

“Ky proces është trajtuar në mënyrë ligjore, dhe kërkuam një interpretim nga Gjykata Kushtetuese për efektet e ligjit që ishte në fuqi dhe më pas u shfuqizua. Gjykata Kushtetuese nuk dha një vendim të drejtpërdrejtë, por e la të nënkuptohet që efektet e këtij ligji ishin legjitime. Qeveria është angazhuar që të rikthejë këto fonde për profesionistët e lirë,” tha Malaj.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme