Politika 21 November 2024, 16:05 Nga VNA

Zgjedhjet 2025/ Tirana me votim e numërim elektronik, KQZ siguron votën e Diasporës

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025/ Tirana me votim e numërim elektronik, KQZ siguron

“Procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik, ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik". Kështu u shpreh kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi në një konferencë për media. Ai u shpreh se natyrisht që ka problematika të cilat duhet të zgjidhen, por se për këtë është e nevojshëm që palët të diskutojnë. Sakaq, vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare 2025, lidhur me kërkesën e PD-së që të mos realizohet procesi i votimit dhe numërimit elektronik,  Celibashi tha se pajisjet janë 100% të sigurta dhe se çdo parti që ka dyshime është e lirë të bëjë verifikime. " Pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty dhe mund të bëhen të gjitha verifikimet në lidhje me pajisjet. Ne kemi bërë publik procesin e verifikimit pas zgjedhor dhe ka patur një përputhje 100% të fletëve të votimit të printuara me votat dixhitale. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë në lidhje me fshehtësinë e votës”, deklaroi Celibashi.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme