Politika 20 November 2024, 19:03 Nga VNA

SPAK sekuestroi vilat në emër të Kryemadhit/ Meta thirrje anëtarëve të PL për protestë paqësore para Prokurorisë së Posaçme

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestroi vilat në emër të Kryemadhit/ Meta thirrje

Pas Berishës, tashmë radhën për protesta para SPAK e ka kryetari i PL, Ilir Meta. Në një letër publike nga burgu për anetarët e kryesisë, Meta kërkon nisjen e protestave paqësore periodike para Prokurorisë së Posçme.

“Te nisin protestat paqesore periodike para SPAK per te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kunder meje dhe per te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton”, thuhet në letër.

Kjo letër vjen pas njoftimit të SPAK se ka sekuestruar dy vila në emër të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, dhe nënës së saj.

Kujtojmë se Apeli i GJKKO-së vendosi ta lërë në burg Metën, i cili u arrestua më 21 tetor, nën dyshimet për disa vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.Ndërsa për Kryemadhin la në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme