Politika 22 November 2024, 10:50 Nga VNA

Berisha kundër Ivi Kasos/ Vendimi i GJK sjell një tjetër përçarje në PD

Ndaje në Whatsapp
Berisha kundër Ivi Kasos/ Vendimi i GJK sjell një tjetër

Sali Berisha nuk e ka kursyer drejtuesin politik të PD në qarkun e Korçës. Në një intervistë për Syri.tv, drejtuesi i emisionit e ka pyetur për qëndrimin e juristit kryesor të demokratëve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Sali Berishës. Gjykata Kushtetuese ka lënë në arrest shtëpie Sali Berishën për shkelje të detyrimit për paraqitje.

Ndërsa Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, deklaroi në ABC News se: “Po të kishte zbatuar Berisha vendimin e parë, nuk do ishte në arrest shtëpie dhe opozita nuk do ishte në këto kushte.”

Kjo deklaratë e Ivi Kasos ka mërzitur kryetarin e PD, i cili një orë më vonë tha për Syri.tv për Kason se: “Nuk kanë kulturën e mjaftueshme kushtetuese. Ai që e tha këtë e ka gabim. Ivi Kaso e ka shumë gabim.”

Tani pritet që ose Ivi Kaso të kërkojë ndjesë për gabimin apo nxitimin, ose Berisha të nisë një betejë demokratike brenda PD-së për të larguar ata që nuk mendojnë si ai. Sidomos për një çështje të rëndësishme si ajo e arrestit shtëpiak për Sali Berishën, vendim i vulosur mbrëmë nga Gjykata Kushtetuese dhe që ka nxitur reagime të forta nga mbështetësit e kryetarit të PD. Meqë vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ndryshon, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me vendimin e Ivi Kasos për të deklaruar diçka që prek direkt Sali Berishën.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme