Politika 22 November 2024, 17:47 Nga VNA

Zgjedhjet 2025/ Basha: Do jem pjesë e garës elektorale si pol i ri politik

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025/ Basha: Do jem pjesë e garës elektorale si pol i ri

Lulzim Basha premton të zbresë në fushëbetejën e zgjedhjeve parlamentare, si një pol i ri politik, përballë Edi Ramës dhe socialistëve e koalicionit të partive opozitare të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një intervistë për Vizion Plus, Lulzim Basha garanton se krahas betejës në Gjykatën e Lartë për të rimarrë logon dhe vulën e Partisë Demokratike, demokratët euroatlantikë po bëjnë të gjitha përgatitjet për të marrë pjesë në zgjedhje.

Sigurisht kërkojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Kalendari tjetër është kalendari elektoral. Çfarëdo që të ndodhë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje. Ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejtë ligjor ose duke përdorur të gjithë që ofron kodi zgjedhor dhe duke mundësuar në këtë mënyrë listën tonë të kandidatëve me aleatët tanë më programin tonë anembanë Shqipërisë”, deklaroi Basha.

Kur flet për aleatë, Lulzim Basha përjashton çdo mundësi për koalicion më kryetarin e PD Sali Berisha dhe forcat e tjera politike që janë rreshtuar në krah të tij.

“Këto formacione futen në këtë sezon elektoral pa moral politik.  Dhe këtë ne e shohim ditë për ditë, e shohim në dështimin të inisiativave politike, të aksionit politik, degjenerimin e të ashtuquajturës mosbindje civile, në zbrazjen e shesheve nga protestuesit. E para dhe kryesorja është ndërtimi i një morali politik ku qytetarët që duan ndryshim, që duan ndryshim, që duan vërtet ti japin fund keqqeverisjes 12 vjecare të korruptuar të edi ramës, të kenë besim të kandidatët për deputet, tek programi”, tha Basha.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme