Politika 22 November 2024, 23:21 Nga VNA

Dumani përgjigjet për deklaratën e Ramës, arrestimin e Metës dhe Komisionin “Xhafaj”

Ndaje në Whatsapp
Dumani përgjigjet për deklaratën e Ramës, arrestimin e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë intervistës për emisionin "3D" në RTSH, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që e quajti SPAK-un një “Republikë prokurorësh”. Dumani theksoi se SPAK, si çdo institucion tjetër, bazohet në ligj dhe Kushtetutë, dhe çdo veprim i prokurorëve kontrollohet nga gjykatat.

“Nuk kam koment për deklaratat e Kryeministrit. Jemi prokuror. Bazohemi në ligj dhe Kushtetutë. Çdo veprim kontrollohet nga gjykata në tre shkallë” – u shpreh Dumani.

Për arrestimin e kreut të partisë LSI, Ilir Meta, Dumani theksoi se SPAK nuk është përgjegjës për ekzekutimin e masave, por Policia e Shtetit.

“Nuk kam asnjë koment. SPAK nuk ekzekuton masat. Masat e ekzekutimit i bën Policia e Shtetit” – tha Dumani.

Në lidhje me Komisionin “Xhafaj”, Dumani theksoi se vendimi për mos dërgimin e dy prokurorëve ishte marrë në përputhje me nevojat e institucionit. Ai sqaroi se SPAK ka përmbushur detyrimet për integrimin dhe se nuk mund të parashikojë veprimet politike në raport me SPAK-un.

“Nuk quhet refuzim. SPAK-ut ku kërkuan dy prokurorë. Ne vendosëm që nuk duhen dërguar. Komision me objekt të caktuar. SPAK raporton në KLGJ dhe KLP. SPAK i ka përmbushur detyrimet për integrimin. Se çfarë mund të bëjë politika në raport me SPAK nuk e parashikoj dot. Ne jemi të motivuar të punojmë në kushtetutë dhe ligj. BKH ka dërguar ekspertët në Komisionin Xhafaj dhe këtë nuk dua ta komentoj” – u shpreh Dumani.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme