Politika 22 November 2024, 23:07 Nga VNA

"Falënderoj SHBA dhe BE për ndihmën dhe mbështetjen", Dumani: Kemi hetime të përbashkëta me FBI dhe DEA

Ndaje në Whatsapp
"Falënderoj SHBA dhe BE për ndihmën dhe

Në një intervistë për emisionin "3D" në RTSH, kreu i SPAK, Altin Dumani, falënderoi SHBA dhe BE për mbështetje, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme është një institucion i pavarur që vepron vetëm në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Ai tha se SPAK ka hetime të përbashkëta me FBI dhe DEA, të cilat ndihmojnë në vendosjen e kontakteve, sidomos në Amerikën Latine.

Dumani shtoi se SHBA kanë kontribuar edhe në përzgjedhjen e prokurorëve dhe që shumë shpejt do të hapet zyra e DEA në Shqipëri, për të mundësuar hetime të përbashkëta.

“Falënderoj SHBA dhe BE për ndihmën dhe mbështetjen, por ne jemi një institucion i pavarur dhe veprojmë vetëm në zbatim të Kushtetutës dhe Ligjit. Kemi hetime të përbashkëta me FBI dhe DEA. Agjencitë ligjzbatuese amerikane na kanë ndihmuar për të vendosur kontakte sidomos në Amerikën Latine. Agjencitë ligjzbatuese amerikane na kanë ndihmuar për të vendosur kontakte sidomos në Amerikën Latine. SPAK ka bashkëpunim me SHBA dhe institucionet. Kanë kontribuar në këtë institucion. SHBA ka qenë këtu deri edhe tek përzgjedhja e prokurorëve, etj. Është premtuar që do hapet edhe zyra e DEA dhe do kemi hetime të përbashkëta. DEA na ka krijuar mundësi takimi dhe bashkëpunimi me agjenci ligjzbatuese me Amerikën Latine dhe Europën” – tha Dumani.

Ai theksoi gjithashtu se SPAK realizon hetime pasurore për çdo subjekt të hetuar për korrupsion ose krim, duke bashkëpunuar me shërbime partnere ndërkombëtare për të siguruar prova dhe për të kryer sekuestrime pasurorë.

“Hetimet për në territorin në Shqipëri, sektori financiar. Jashtë Shqipërisë, i bëjnë shërbimet partnere përmes letër porosisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare përcjellin provat. Kemi vendosur një praktikë. Çdo subjekt i hetuar për korrupsion apo krim, bëjmë hetim pasuror. Bëjmë verifikime edhe jashtë Shqipërisë. Nëse identifikohen, kemi të drejtë t’i sekuestrujmë për prokuroritë homologe me letër porosi se rrjedh nga krimi apo korrupsioni. Jemi në verifikime. Pas verifikimit, shkohet në sekuestrim” – përfundoi Dumani.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme