Politika 22 November 2024, 23:58 Nga VNA

“Sky ECC nuk janë të vetmet prova që përdorim”, Dumani: Ne jemi në punë edhe gjatë zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
“Sky ECC nuk janë të vetmet prova që përdorim”,

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH, ka komentuar përdorimin e të dhënave nga Sky ECC dhe ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve në punën e prokurorisë. Dumani theksoi se çështja e vlefshmërisë së provave të marra nga Sky ECC është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese dhe se SPAK kujdeset që këto të mos jenë prova të vetme.

“Ka një diskutim juridik rreth vlefshmërisë për të dhënat e përfituara prej tij. Ne si institucion kujdesemi që kur përdorim Sky ECC, të mos jetë e vetmja provë. Është një çështje që po shqyrton gjykata. Presim vendimarrjen e saj. Kam disa çështje që kanë përdorur Sky ECC. Iu kam kërkuar avokatëve të sjellin një vendim të një gjykate të rajonit që nuk ka vlefshmëri përdorimi të provave nga Sky ECC”, – u shpreh Dumani.

Ai gjithashtu shtoi se SPAK do të vazhdojë punën e tij pa u ndalur, pavarësisht periudhës së zgjedhjeve, duke theksuar se nuk kanë një "grafik" të caktuar për hetimet. “Ne do hetojmë, ne jemi në punë. Nëse krimi merr pushim gjatë zgjedhjeve?! Ne nuk kemi grafikë”, – tha Dumani.

I pyetur për të ardhmen pas mbarimit të mandatit, ai u shpreh: “Do të vazhdoj normalisht si prokuror”.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme