Politika 24 November 2024, 18:45 Nga VNA

Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin dhe jashtë vendit nxisin përplasje mes shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin dhe

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Ai ka akuzuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për nxitjen e dhunës, duke thënë se brenda vendit bëjnë pazare mes tyre, ndërsa jashtë vendit shkaktojnë përplasje. Sipas Bashës, veprimet e tyre dëmtojnë shqiptarët dhe përçajnë komunitetin.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Turp e faqja e zezë për Edi Ramën e Sali Berishën. Në Shqipëri bëjnë pazare me njëri-tjetrin për interesa të tyre dhe jashtë vendit, siç ndodhi sot në Londër, nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve.

Ata kanë interes vetëm pushtetin e tyre të cilin e duan me çdo çmim edhe mbi gjakun e shqiptarëve me shpresën se do t’i shpëtojnë llogaridhënies para ligjit. Pamjet e sotme të përplasjes mes shqiptarëve në Londër janë drithëruese. Këto pamje të shëmtuara duhet të marrin fund dhe shqiptarët të ndërgjegjësohen që të mos përdoren si mish për topat e pushtetit të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme