Politika 23 November 2024, 19:06 Nga VNA

Fatmir Mediu: Sulme ndaj SPAK-ut dhe kontradikta politike në qëndrimet e tij

Ndaje në Whatsapp
Fatmir Mediu: Sulme ndaj SPAK-ut dhe kontradikta politike në qëndrimet

Fatmir Mediu i është bashkuar radhës së kryetarëve të opozitës që kritikojnë publikisht SPAK-un. Gjatë një deklarate, ai komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë: “Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Republikë Spak-ore e Kryeministrore.”

Megjithatë, përtej mbrojtjes së Berishës, Mediu duket se ka një shqetësim personal lidhur me dosjen e Gërdecit, për të cilën është nën hetim. Ai e cilësoi rihapjen e saj si të paligjshme dhe tha:

“Po bëhet një gjykim i cunguar. Kam kërkuar që të thirren si dëshmitarë figura të rëndësishme, përfshirë ish-sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, por këto kërkesa janë refuzuar. Ky është një proces politik me qëllim zvogëlimin dhe izolimin e opozitës.”

Në të njëjtën kohë, Mediu komentoi edhe për zgjedhjet në Shqipëri, duke theksuar mungesën e një reforme zgjedhore të plotë që të reflektojë rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe OSBE/ODIHR.

Por deklaratat e tij për reformën zgjedhore duken kontradiktore, pasi Mediu është pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Sali Berishës. Pikërisht PD-ja dhe PS-ja u akuzuan për dështimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke injoruar rekomandimet ndërkombëtare dhe duke mbajtur listat e mbyllura për deputetët.

Në vend që të shprehë pakënaqësitë në studiot televizive, Mediu mund të kishte ngritur këto shqetësime në takimet me aleatin e tij Sali Berisha. Të tjerat janë shmangie përgjegjësie dhe retorikë boshe publike.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme