Politika 23 November 2024, 21:01 Nga VNA

PD tenton të prish takimin e Ramës në Londër me dy protestues të dënuar në Britani

Ndaje në Whatsapp

Dy persona tentuan të prishnin takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër, ndërsa media britanike “The Mail on Sunday” shkruan se vëllezërit janë Taulant dhe Enkeleid Omi.

Sipas të medias britanike, Taulant dhe Enkeleid Omi, së bashku me një bashkëpunëtor tjetër, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare britanike në maj të vitit 2013, duke u akuzuar për tentativë të futjes së personave ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në shtator 2015, Gjykata e Kurorës së Canterbury-t i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 12 muaj burg.

Protesta e dy personave kundër takimit të Ramës në Londër u bë publik përmes një videoje të postuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Berisha i përshëndeti dy vëllezërit, duke i quajtur “guximtarë” dhe duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur mbështetje apo organizim nga opozita.

Ngjarja ngre pikëpyetje mbi përfshirjen e individëve me të kaluar kriminale në veprimtari politike dhe mbi mënyrën se si opozita shqiptare po zgjedh të kundërshtojë kryeministrin Rama.

Në këtë rast me të drejt lind pytja: a duhet që opozita të përfaqësohet nga kjo kategori? Me këtë do e mundin Ramën që ka ardhur në pushtet me banditë?

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme