Politika 24 November 2024, 20:58 Nga VNA

PD publikon detajet e protestës së 26 nëntorit/ Akset që do të bllokohen dhe ndarja e deputetëve

Ndaje në Whatsapp
PD publikon detajet e protestës së 26 nëntorit/ Akset që do

Partia Demokratike ka publikuar detaje të reja për protestën e paralajmëruar që do të mbahet më 26 nëntor. Sipas planit të shpallur, disa akse kryesore në Tiranë do të bllokohen nga protestuesit, ndërsa është bërë e ditur edhe ndarja e deputetëve që do të jenë të pranishëm në secilin prej këtyre pikave.

Akset që do të bllokohen dhe ndarja e deputetëve:

1.Bashkia Tiranë

•Degët: 7, 9, 10 dhe 14

•Deputetë të pranishëm: Edi Paloka, Dhurata Çupi, Ludovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

2.Rrethrrotullimi Zogu i Zi

•Degët: 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës

•Deputetë të pranishëm: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Asllan Dogjani

3.Rruga e Elbasanit, ura pranë Xhamisë

•Degët: 1, 2, 3, 4, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë

•Deputetë të pranishëm: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

4.Sheshi Wilson

•Degët: 5, 12, Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Vlorë

•Deputetë të pranishëm: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi

5.Pallati me Shigjeta

•Degët: 6, 13, 15, 16, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

•Deputetë të pranishëm: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Protesta pritet të sjellë bllokim të disa akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa ndarja e deputetëve sipas pikave strategjike synon të koordinojë organizimin e tubimit masiv. PD-ja ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, ndërsa qëllimi kryesor i protestës lidhet me kundërshtimin e politikave të qeverisë aktuale.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme