Politika 25 November 2024, 20:23 Nga VNA

Partia e Lirisë paralajmëron protestë te dera SPAK kundër arrestimit të Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
Partia e Lirisë paralajmëron protestë te dera SPAK kundër

Partia e Lirisë ka njoftuar një protestë për datën 6 dhjetor, në orën 12:00, para selisë së SPAK, pas arrestimit të kryetarit të saj, Ilir Meta, më 21 tetor. Meta përballet me tre akuza të ngritura nga SPAK, duke përfshirë abuzimin me pushtetin si ish-ministër i Tregtisë dhe Energjetikës. Sipas SPAK, Meta ka përdorur autoritetin e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës mes “Debt International Advisory” dhe CEZ Shpërndarje, duke krijuar përfitime të paligjshme.

Gjithashtu, SPAK akuzon Metën për shkelje në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, ku një shumë prej 463,546.26 USD, e financuar nga transferta të dyshimta dhe jo nga llogaritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk është pasqyruar në bilancet zyrtare të subjektit politik.

Akuzat përfshijnë edhe financimin e blerjes së një apartamenti, ku SPAK pretendon se 310,000 euro janë paguar cash nga nëna e zonjës Kryemadhi, duke shmangur deklarimin si dhe mospasqyrimin e shpenzimeve mjekësore të çiftit Meta, që kapin vlera mijëra eurosh.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme