Politika 25 November 2024, 15:13 Nga VNA

Sali Berisha me dy standarde, dënon masën ndaj gazetarit Elton Qyno dhe mbështet atë ndaj gazetarit Artan Hoxha

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha me dy standarde, dënon masën ndaj gazetarit Elton Qyno

Sali Berisha ka marrë sot përsipër të gjykojë vendimin e SPAK për dy gazetarët ndaj të cilëve është marrë masë në aksionin e fundit. Ai ka zgjedhur të dënojë masën ndaj gazetarit Elton Qyno dhe të mbështesë masën e sigurisë ndaj gazetarit tjetër, Artan Hoxha.

“Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie. Ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë,” deklaroi sot kryetari i PD-së, duke u bërë selektiv në përzgjedhjen e tij, edhe pse duket se akuza ndaj dy gazetarëve ka të njëjtën bazë dhe është në të njëjtën linjë bashkëpunimi me bandën e Elbasanit.

Berisha mendon se Elton Qyno dhe Artan Hoxha nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe sipas tij, e vetmja lidhje qëndron në “poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.”

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme