Politika 25 November 2024, 22:35 Nga VNA

“S'i bashkohem protestës së PD”, Dashamir Shehi: Po pastron llumin e politikës në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
“S'i bashkohem protestës së PD”, Dashamir Shehi: Po

SPAK vijon të godasë nivelet më të larta të politikës dhe korrupsionit, ku shpesh edhe është atakuar nga krerët e politikës, por si e sheh Dashamir Shehi këtë zhvillim në Shqipëri.

Në një intervistë për mediat, Shehi tha se kjo që po ndodh në vendin tonë ka ndodhur vite më parë në Itali.

Sipas tij aksionet e SPAK nuk e kthejnë Shqipërinë në një Republikë Prokurorësh siç pretendojnë politikanët, por thjeshtë po pastron llumin e korrupsionit që ka kapur politikën ndër vite.

“Siç ndikoi në Itali. Nuk u bë ndonjë Republikë Popullorësh Italia, por ndihmoi që një kastë e vjetër atje e korruptuiar, në mënyrë individuale të largohej dhe t’i hapte rrugën një demokracie më moderne. Uroj që i njëti proces të vazhdojë edhe në Shqiëpri. Në situatën ku ëhstë shqipëria po i turbullojnë pak ujërat kjo ëhstë pozitive për politikën shqiptare. 

Mendimi im, se si e mendojnë ata është punë për ta. Protestat janë një gjë pozitive, është një e drejtë. Nuk është se kam ndonjë shpresë të madhe. Shpesh kanë koinçiduar me datat e gjyqeve, kanë qenë më shumë personale. Kështu që mendoj të mos i bashkohem protestës, pasi mendoj se kemi punë të tjera për të bërë. Grupi jonë nuk identifikohet më me Berishën dhe me Metën. Mendoj se zoti Begaj ka një shans të mirë për të dalë mbi palët, këtë e ka kompetencë ai. Nëse opozita ka dyshimet e veta për datën 11, mjafton kjo që ta bëjë Presidentin ta kthejë në datën 4, nuk humb asgjë, njerëzit shkojnë më të qetë. Le të largohet ky dyshim nga zgjedhjet, ftoj presidentin të reflektojë për këtë ide. Nuk jam prej atyre që nuk shkoj në zyrë të Presidentit. Por një këshillë si njerëz të vjetër në këtë punë, ja vlen të na dëgjojë” - u shpreh Shehi.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme