Politika 27 November 2024, 15:12 Nga VNA

Pas lirimit/ Berisha nga selia e PD falenderon gjyqtaren dhe kërcënon Ramën

Ndaje në Whatsapp
Pas lirimit/ Berisha nga selia e PD falenderon gjyqtaren dhe kërcënon

Sali Berisha ka falënderuar sot gjyqtaren Flojera Davidhi për vendimin e saj. Edhe pse prej ditësh kishte sulmuar GJKKO-në për vendimin e pritshëm, ai uroi para ndjekësve të tij në selinë e PD-së që ligji dhe morali të udhëheqin çdo punonjës të shtetit shqiptar.

Në ditën e parë të lirisë, në oborrin e selisë së PD-së, ai u ndal tek përpjekjet për të shkatërruar PD-në. “Ky skenar do të kishte qenë i suksesshëm sepse u sulmuam nga mafia dhe drejtësia e Soros. Ne ja dolëm,” – tha ndër të tjera kryetari i PD-së.

“Hap pas hapi kemi shtruar rrugën që do të na sjellë në pushtet. Të gjithë deputetët sot janë bashkë. Na vodhën flamurin e PD-së dhe e morëm me betejë. Na izoluan, por ne kemi mbështetjen e dy rezolutave ndërkombëtare. Sali Berisha u arrestua sepse ishte simboli i antikorrupsionit të shqiptarëve, sepse e vetmja provë që gjetën ishte bamirësia e bërë nga familja dhe vajza ime,” – ishin fjalët e Berishës drejtuar militantëve që kishin mbërritur në selinë e demokratëve.

Nga sot – sipas tij – PD do të përhapë dritën e rrugës së shpresës dhe do të jemi kombi i shpresës. Sali Berisha e ka lënë jashtë sulmeve sot Altin Dumanin dhe Prokurorinë e Posaçme. Shigjetat e tij u drejtuan ndaj Ramës, me ultimatumin që duhet të largohet sa më parë për t’i lënë vendin një qeverie teknike.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme