Politika 26 November 2024, 17:55 Nga VNA

Arrestimet në Elbasan,  Bardhi përgëzon SPAK dhe kërkon arrestime në politikë

Ndaje në Whatsapp
Arrestimet në Elbasan,  Bardhi përgëzon SPAK dhe kërkon

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar pas operacionit të djeshëm të SPAK i cili çoi në pranga ish gjyqtarë, funksionarë të lartë të shtetit, gazetarë dhe avokatë. Bardhi përgëzon aksionin e Strukturës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit por kërkon që hetimet të vijojnë edhe në politikë. "SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!

Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët. Për interesin publik, të cilit duhet të mbrojë prokuroria e posaçme, politikanët që i shëbejnë krimit të organizuar apo ndërveprojnë me ta, janë shumë herë më të rrezikshëm sesa vetë anëtarët e organizatave kriminal"-përfundoi reagimin e tij Gazment Bardhi.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme