Politika 28 November 2024, 12:24 Nga VNA

Flamur Noka nga Vlora/ Fitorja e Trump çoi në lirimin e Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Flamur Noka nga Vlora/ Fitorja e Trump çoi në lirimin e Sali

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka renditur sot arsyet që, sipas tij, çuan në lirimin e Sali Berishës. Sipas Nokës, fitorja e Donald Trump në SHBA, e cila “preu metastazat e Sorosit në Shqipëri,” është arsyeja e parë.

Si arsye të dytë, ai përmendi Rezolutën e PPE, që përshkruan Shqipërinë si një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Ndërsa arsyeja e tretë, sipas tij, ishte rezistenca e demokratëve dhe mosbindja civile. “Të gjitha këto,” tha Noka, “bënë që e vërteta të triumfojë.”

Këto komente, Sekretari i Përgjithshëm i PD i bëri gjatë një ceremonie në Vlorë, në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme