Politika 29 November 2024, 20:51 Nga VNA

“Berisha nuk mund ta çojë PD në pushtet”, Alibeaj: Ia kam thënë në sy, më pas u kthye për ta pushtuar

Ndaje në Whatsapp
“Berisha nuk mund ta çojë PD në pushtet”, Alibeaj:

Deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi në një intervistë për Report TV një bisedë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Alibeaj thotë se ia ka thënë në sy Berishës se nuk mund ta sjellë PD në pushtet. Ai tregoi se si Berisha iku nga zyra, dhe më pas u kthye për ta pushtuar partinë.

“S’ka asnjë lloj bashkimi edhe me pjesën që unë përfaqësoj me Berishën, me atë që përfaqëson përtej non gratës, përtej sherrnajës së madhe tre vjeçare, përtej edhe goditjeve dhe baltosjes dhe qëndrimeve që mban ende Berisha ndaj sistemit të drejtësisë, apo raportit që ka krijuar me partnerët.

Ajo që është e qartë sot, dhe ky ka qenë qëndrimi që kam mbajt, nuk është më ofertë për shqiptarët. E vjetra nuk mund të jetë ofertë për shqiptarët, i kam thënë në sy që nuk mund ta çojë PD në qeverisje. Mbaj mend që iku nga zyra në atë kohë për ta ardhur dhe pushtuar më vonë”, tha Alibeaj.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme