Politika 29 November 2024, 11:59 Nga VNA

Lapaj fton për bashkëpunim: “Kush nuk shkon drejt bashkimit, i shërben Ramës”

Ndaje në Whatsapp
Lapaj fton për bashkëpunim: “Kush nuk shkon drejt bashkimit, i

Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes subjekteve të reja politike dhe qytetarëve të angazhuar, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për të përmbysur klasën aktuale politike në vend.

“Sot Shqipëria është në vdekje klinike dhe na duhet ta shpëtojmë. Ka dy palë: të korruptuarit dhe pengmarrësit nga një anë, që sa herë janë në vështirësi bëhen bashkë, dhe ne, qytetarët e angazhuar, nga ana tjetër,” u shpreh Lapaj.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit për të sjellë një frymë të re në politikë, duke lënë mënjanë egot dhe ndasitë mes forcave të reja që ende nuk kanë konsumuar pushtet. “Nuk i shërben atdheut, madje i bën dëm, që egot e të rinjve t’i mbajnë ata të përçarë deri në momentin që mundet e vjetra,” shtoi ai.

Lapaj nënvizoi se sfida kryesore sot është përballja me pengmarrësit dhe ata që kanë marrë Shqipërinë peng, jo mes vetë subjekteve të reja politike. “Deri në momentin që lufta është me të vjetrën, i shtrij dorën e bashkëpunimit çdo subjekti politik që nuk ka konsumuar pushtet. Pas përmbysjes së kësaj klase politike, jam i gatshëm të kem beteja politike me këdo që na ndajnë ideologjitë, por sot lufta nuk duhet të jetë mes nesh.”

Në fund, Lapaj paralajmëroi se çdo përçarje mes forcave të reja politike, me dashje apo pa dashje, përfundimisht i shërben të vjetrës dhe pushtetit aktual.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme