Politika 2 December 2024, 14:01 Nga VNA

Berisha i bashkohet partisë së Ilir Metës para SPAK: “Çdo protestë kundër diktaturës është e ligjshme dhe jetike”

Ndaje në Whatsapp
Berisha i bashkohet partisë së Ilir Metës para SPAK:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se mbështet çdo protestë kundër atyre që ai i konsideron si “institucione të diktaturës”, përfshirë edhe protestën e thirrur nga Ilir Meta para SPAK. Në një prononcim për mediat, Berisha ka theksuar se protestat kundër qeverisë dhe institucioneve që ai i sheh si të kapura nga pushteti, janë jo vetëm të ligjshme, por edhe një detyrim për qytetarët.

“Pa diskutim që do të mbështetet çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret dhe kundër cilido. Protesta para organeve të diktaturës, institucioneve të diktaturës, janë të ligjshme, të një rëndësie jetike dhe elementë thelbësorë të betejës për përmbysjen e saj,” deklaroi Berisha.

Ai e lidhi protestën me nevojën për të sfiduar drejtuesit e SPAK dhe organet e tjera që, sipas tij, janë të kapura nga qeveria. Berisha kritikoi ashpër prokurorin e posaçëm Altin Dumani dhe qeverinë e kryeministrit Rama, duke i akuzuar për bashkëpunim me krimin dhe për drejtim autoritar të institucioneve të drejtësisë.

“Gjeti një rrugaç Edi Rama për të vënë ministër, ordiner. Gjeti një tjetër drejtor policie që krijoi aktet më të papara ndonjëherë. Ata çdo lloj proteste e meritojnë dhe stërmeritojnë,” tha Berisha, duke shtuar se SPAK duhet të përballet me presionin qytetar për të treguar pavarësi nga qeveria.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme