Politika 3 December 2024, 12:10 Nga VNA

Berisha rikthehet në Kuvend/Akuzon Ramën dhe Soros për grusht shteti ndaj opozitës

Ndaje në Whatsapp
Berisha rikthehet në Kuvend/Akuzon Ramën dhe Soros për grusht

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, pas përjashtimit të tij në dhjetor të vitit të kaluar.  Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për tentativë për të shkatërruar opozitën dhe për grusht shteti ndaj pluralizmit në Shqipëri.

Berisha theksoi se përjashtimi i tij më 21 dhjetor 2022 ishte një akt i organizuar me mbështetjen e disa individëve ndërkombëtarë, duke përmendur George Sorosin dhe ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Ai e cilësoi këtë si një përpjekje për të eliminuar opozitën dhe për të ndjekur interesa anti-shqiptare.

“Ju, me 21 dhjetor, votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare, duke ndjekur agjendën e George Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, dhe duke përdorur McGonigal për të ndëshkuar opozitën,” deklaroi Berisha.

Në fund të fjalimit, Berisha u shpreh i vendosur: “Vij këtu fitimtar, për të udhëhequr opozitën drejt fitores.”

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme