Politika 3 December 2024, 12:21 Nga VNA

Një minutë heshtje për Sami Repishtin/ Hipokrizia e Berishes dhe Spiropalit në parlament

Ndaje në Whatsapp
Një minutë heshtje për Sami Repishtin/ Hipokrizia e Berishes dhe

Elisa Spiropali nuk e nisi sot seancën plenare derisa në sallë hyri Sali Berisha. Me gjasë, rikthimi i kryetarit demokrat i ka dhënë impulse të reja kuvendit dhe socialistëve, të cilët iu bindën pa shumë fjalë kërkesës së tij për të mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit.

Së pari, Parlamenti ka një procedurë për mënyrën se si kërkohet një minutë heshtje. Grupi parlamentar i PD-së nuk e kishte kërkuar këtë para seancës, ndërsa zonjës Spiropali i mjaftoi kërkesa e Sali Berishës për ta miratuar menjëherë.

Së dyti, socialistëve nuk u dhimbset dhe as kanë shprehur ndonjë respekt të veçantë për figurën e ndritur të Sami Repishtit, antikomunistit të shquar që qeveria socialiste i dekoroi, persekutorin Shyqyri Çokun. Sjellja hipokrite e PS-së, drejtuar nga Spiropali në sallë, nuk ndryshonte shumë nga ajo e Sali Berishës, njeriut që, sa kohë drejtoi Presidencën dhe Kryeministrinë, ishte në pozita antagoniste me Sami Repishtin, qëndrimet dhe shkrimet e tij për Shqipërinë.

Por, siç e kishte lënë dhe në amanetin e fundit të shkruar, njeriu i letrave dhe veprave të mëdha :

“Unë largohem nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt dhe së resë pa fuqi me lindë. Unë do të lutem për një rilindje premtuese – me ndihmën e Zotit!”

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme