Politika 3 December 2024, 12:43 Nga VNA

Deputeti Flamur Noka propozon minimumin jetik prej 200 eurosh/ Ministrja Koçiu: Propozim aspak serioz

Ndaje në Whatsapp
Deputeti Flamur Noka propozon minimumin jetik prej 200 eurosh/ Ministrja

Në Kuvend, deputeti i PD-së Flamur Noka ka paraqitur një amendament që kërkon vendosjen e minimumit jetik në 200 euro për çdo familje në vështirësi ekonomike. Ai theksoi se ky propozim është një mekanizëm i rëndësishëm për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe e akuzoi qeverinë se nuk po ndërton një shtet social, por një “shtet shpirtzi”. “Nuk do të ketë asnjë familje që të jetë nën 200 euro, për të treguar si duhet të trajtohen shtresat në nevojë nga një qeveri dhe një pushtet”, tha Noka.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, reagoi duke e cilësuar propozimin e Nokës si “aspak serioz” dhe të pas studiuar. Ajo theksoi se ky propozim ka kaluar kohën e tij dhe nuk mund të vendoset pa një vlerësim të plotë. Koçiu shtoi se politika e qeverisë është përqendruar në rritjen e punësimit, pagave dhe pagës minimale, dhe kujtoi se në vitin 2013, qeveria e mëparshme kishte lënë papunësinë në nivelin 16%.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme