Politika 4 December 2024, 11:59 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimimin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimimin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot ankimimin e paraqitur nga shtatë parti, deputeti Lulzim Basha dhe tre individë të tjerë, për të shfuqizuar ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në fund të korrikut.

Ankuesit kundërshtojnë vendimin për mbylljen e pjesës më të madhe të listave të kandidatëve për deputetë, duke argumentuar se ndryshimet cenojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë pabarazi mes kandidatëve përpara votës.

Deputeti Dashamir Shehi, gjatë fjalës së tij, theksoi se ligji në fjalë shkel parimet bazë të demokracisë dhe i pamundëson kundërshtarëve të konkurrojnë në mënyrë të barabartë.

Dashamir Shehi:

“Maxhorancat kanë të drejtën të bëjnë ligjin, por në këtë rast kemi marrëveshje mes dy maxhorancash, që është absurde politikisht. Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë të drejtat e minorancës dhe të sigurojë barazi përpara votës. Ndryshimet e bëra kufizojnë kundërshtarët politikë dhe shkelin parimet elementare të demokracisë.”

Partitë dhe individët që kanë ngritur këtë ankim janë: Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, organizata “Shqipëria Bëhet”, partia “Nisma Thurje”, deputeti Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, partia “Aleanca Demokracia e Re”, partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim” dhe partia “Kombëtare Konservatore”.

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim që mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë procesin zgjedhor dhe strukturën e konkurrencës politike në Shqipëri.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme