Politika 4 December 2024, 14:34 Nga VNA

Berisha: Më akuzojnë se kam shitur Hotel Dajtin për bonusin e pensionistëve. Po nëse e kam bërë, kam bërë gjënë më të mirë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Më akuzojnë se kam shitur Hotel Dajtin për bonusin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj sot akuzave të bëra në Parlament për shitjen e Hotel Dajtit për të financuar bonuset për pensionistët. Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të PD-së, Berisha e cilësoi këtë akt si një vendim të drejtë, nëse është bërë për atë qëllim.

“Po nëse e kam bërë për atë qëllim, kam bërë gjënë më të mirë,” tha Berisha, duke theksuar se qeveria e tij nuk do të kishte preferuar kurrë të vepronte si qeveria aktuale, të cilën e akuzoi për dhënien e trojeve turistike me çmime simbolike trafikantëve.

Ai shtoi se pensionistët janë shtylla e shoqërisë dhe meritojnë vlerësim më të madh për sakrificat e tyre ndër vite. “Pensionistët janë prindër, gjyshër, njerëz që kanë shkrirë jetën për këtë vend. Nuk mund t’i trajtojmë ata si të parëndësishëm, duke krijuar diferenca të thella mes pagave dhe pensioneve,” tha Berisha.

Gjithashtu, ai kritikoi diferencat e mëdha në paga mes punonjësve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke theksuar se rroga mesatare në Shqipëri është disa herë më e ulët se ajo e funksionarëve të nivelit të lartë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme