Politika 1 July 2026, 19:14 Nga VNA

Shehaj përdor “Osmanin” për të sulmuar investimin e RAMS, por aktori nuk është pronari i kompanisë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-01 at 7.13.56 PM (1).jpeg

Në përpjekje për të denoncuar një investim strategjik në Vlorë, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zgjedhur të përdorë në publik imazhin e aktorit turk Burak Özçivit, i njohur për publikun shqiptar si “Osmani”. Një zgjedhje që tërheq vëmendjen, por që nuk përputhet me faktet: Özçivit nuk është pronar i kompanisë “RAMS Albania”, por vetëm ambasadori i saj promovues.

Në deklaratën e tij, Shehaj publikoi vendimin e qeverisë për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” dhe e shoqëroi me figurën e aktorit, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për investimin e tij. Në realitet, “RAMS Albania” zotërohet nga biznesmeni turk Mehmet Faruk Bülbül, pronar i grupit ndërkombëtar “RAMS Global”, ndërsa Burak Özçivit është thjesht imazhi publik i kompanisë.

Ky nuk është një detaj i parëndësishëm. Në një debat publik, sidomos kur bëhen akuza për mënyrën se si jepet prona shtetërore, identifikimi i saktë i subjektit që përfiton është elementi minimal i korrektësisë.

Nëse Agron Shehaj ka indicie se statusi i investimit strategjik është dhënë në kundërshtim me ligjin, atëherë rruga institucionale është kallëzimi në Prokurori. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë publike që ai ose Partia Mundësia të kenë depozituar një kallëzim apo që nga ky denoncim të ketë nisur një hetim.

Po ashtu, vendimi që ai denoncon nuk është marrë së fundmi. Statusi i investimit strategjik u miratua në muajin shkurt, ndërsa më pas Këshilli i Ministrave miratoi vënien në dispozicion të rreth 88.5 hektarëve tokë shtetërore për projektin. Dokumentet kanë qenë publike prej muajsh dhe reagimi vjen vetëm tani.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti parashikon një investim prej rreth 100 milionë dollarësh dhe synon krijimin e rreth 10 mijë vendeve të punës, duke zhvilluar një zonë industriale, logjistike dhe teknologjike me industri të lehtë, automatizim, inteligjencë artificiale dhe energji të rinovueshme.

Deri më sot nuk ekziston një konstatim zyrtar se procedura është kryer në kundërshtim me ligjin. Nëse problemi është vetë ligji për investimet strategjike, atëherë debati duhet të zhvillohet mbi atë bazë. Por përdorimi i figurës së një aktori të njohur për t’i atribuar një investim që nuk është i tij nuk e bën denoncimin më të fortë; vetëm e largon nga faktet.

Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm për shkak të profilit të vetë Agron Shehajt. Si biznesmen dhe drejtues i një partie të djathtë, pritet që kritika ndaj qeverisë të mbështetet te dokumentet, te faktet dhe te ligji, jo te konfuzioni mes ambasadorit të një marke dhe pronarit të saj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme