Politika 1 July 2026, 12:13 Nga VNA

“Mbylle gojën, o legen”, Ulsi Manja përplaset me Ivi Kason në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
“Mbylle gojën, o legen”, Ulsi Manja përplaset me Ivi Kason

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore është regjistruar një debat i ashpër mes Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos.

Sipas informacioneve, tensioni nisi pasi Ivi Kaso ndërhyri disa herë, duke i ndërprerë fjalën Manjës gjatë diskutimit. Kjo solli reagimin e ashpër të këtij të fundit, i cili iu drejtua me tone të forta.

Pjesë nga debati:

Manja: “Po shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Që mbledhja të rikthehet në normalitet, dua të kujtoj se Prokurori ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty janë trajtuar të gjitha këto çështje. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të paraqitet më 3 korrik për të raportuar mbi luftën kundër kriminalitetit. Unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se ata janë thirrur për të dhënë rekomandime lidhur me punën.”

Në sallë u dëgjua shprehja: “Gjithçka është në rregull”.

Manja: “Prisni ta përfundoj unë fjalën. Secili është i lirë këtu. A ka mundësi, për procedurë? Zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, ju lutem referojuni saktë rendit të ditës dhe qëndroni te ajo. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.”

Gjiknuri: “I kemi thirrur këtu për çështjet e krimeve zgjedhore. Nëse doni ta kthejmë në një seancë produktive, le t’i dëgjojmë.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme