Politika 30 June 2026, 15:43 Nga VNA

Përplasje, vezë dhe arrestime përpara Parlamentit: pas 30 ditësh protesta qytetarët përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-30 at 2.45.36 PM (3).jpeg

Ashtu siç e kishin paralajmëruar në protestën e mbrëmjes së djeshme, qytetarët kanë protestuar paraditen e sotme përpara Parlamentit. Ata u mblodhën pak para se të niste seanca plenare dhe e shoqëruan hyrjen e deputetëve me thirrjet “Parlament i krimit, parlament analfabet”, ndërsa nuk kursyen as përfaqësuesit e opozitës me thirrjet “opozitë e shitur”. Thirrjet e lshuara në kor si “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duket se ishin arsyeja pse sot në Parlament nuk u paraqit as kryeministri dhe as kreu i PD-së.

111.jpg

Protesta nisi e qetë, ku qytetarët zhvendoseshin në të dyja hyrjet e Parlamentit. Tensioni filloi kur disa prej protestuesve morën një kosh mbeturinash dhe tentuan ta fusnin në hyrje të Kuvendit, veprim i cili u ndalua nga forcat e policisë. “Këtu e keni vendin”, “Parlamenti në kosh!” si dhe “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”, ishin disa prej thirrjeve të forta që erdhën nga ana e protestuesve në ato momente.

ol 5161651.jpg

Gjatë protestës, disa të rinj zgjodhën të lënë mesazhin e tyre duke vendosur fleta gjobash në makinat e deputetëve të parkuara në rrugët afër Parlamentit. Ata deklaruan se ky ishte një mesazh kundër standardit të dyfishtë me të cilin vepron policia, ku makinave të qytetarëve të parkuara anash rrugëve u vendosen gjoba, ndërsa atyre të deputetëve jo. “Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qarta kërkesat. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, u shprehën ata.

Protestuesit u revoltuan më tepër kur deputetët nisën të dilnin nga seanca plenare, moment në të cilin filloi gjuajtja drejt tyre me vezë. Ata nuk kursyen as makinat kur deputetët dhe ministrat po largoheshin nga oborri i Parlamentit. Kjo situatë bëri që policia të shtohet në numër, duke zbritur në terren edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Këta të fundit krijuan një kordon për të hapur rrugën e makinave të deputetëve duke u shtyrë me protestuesit, ndërsa këta të fundit vazhdonin të qëllonin me vezë.

999.jpg

okkk 

Situata u përshkallëzua edhe më tej kur protestuesit hodhën vezë ndaj makinës së deputetit Erion Braçe. Në këtë moment policia ndërhyri dhe pas përplasjeve arrestoi disa protestues, mes të cilëve edhe aktivistin Dritan Goxhaj.

5.jpg WhatsApp Image 2026-06-30 at 2.45.37 PM.jpegWhatsApp Image 2026-06-30 at 2.45.36 PM.jpeg

Kjo bëri që protestuesit të zhvendosnin tubimin para godinës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, të cilët sipas tyre u tërhoqën zvarrë nga policia.

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë aty, ndërsa vlen të theksohet se kjo ishte përplasja e parë mes policisë dhe qytetarëve pas 30 ditësh protestë. Ende nuk është bërë zyrtare nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të tubimeve, por e sotmja ishte një sinjal i parë.

88.jpg

Kujtojmë se pasditen e sotme, në orën 19:00 do të mbahet protesta e 31-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme