Politika 1 July 2026, 13:13 Nga VNA

Samiti i NATO-s në Shqipëri vihet në pikëpyetje, SHBA dhe shpenzimet e ulëta të mbrojtjes krijojnë pasiguri

Ndaje në Whatsapp
Samiti i NATO-s në Shqipëri vihet në pikëpyetje, SHBA dhe

 

Planet që samiti i ardhshëm i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027 janë vënë në dyshim, për shkak të hezitimit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare me nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen. Sipas Reuters, draft-deklarata e samitit që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara nuk përmend më Shqipërinë si vendin pritës të samitit pasues, ndonëse kjo ishte parashikuar në deklaratën e miratuar një vit më parë.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se aleatët evropianë po përpiqen të shmangin përplasjet me Trump-in, duke treguar përparim në rritjen e buxheteve të mbrojtjes. Një prej burimeve tha se, nëse NATO do të zhvillonte samitin në Shqipëri pa arritur vendi objektivat e kërkuara për shpenzimet ushtarake, kjo mund të shkaktonte reagim negativ nga presidenti amerikan dhe publicitet të pafavorshëm për aleancën.

Qeveria shqiptare deklaroi për Reuters se draftet nuk përbëjnë vendime përfundimtare dhe se po finalizon masat fiskale për të përmbushur angazhimet e NATO-s. Sipas saj, shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë në vitin 2026 do të arrijnë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku 2.2% do të jetë për mbrojtjen bazë dhe 0.4% për masa të tjera të lidhura me sigurinë. Edhe pse disa diplomatë besojnë se Shqipëria mund ta presë ende samitin, vendimi përfundimtar pritet të merret në muajt në vijim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme