Politika 1 July 2026, 12:42 Nga VNA

Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në Düsseldorf me thirrje: “Jep dorëheqjen”

Ndaje në Whatsapp
Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët në

Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta gjatë vizitës së tij në Düsseldorf të Gjermanisë, ku zhvilloi një takim me Kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në momentet e para të takimit, një grup shqiptarësh protestues u mblodhën pranë vendit ku ndodhej Rama, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe duke thirrur slogane që kërkonin dorëheqjen e tij.

Protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj politikave dhe ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë privatizimin e pasurive publike. Ata kërkuan gjithashtu largimin e kryeministrit, në të njëjtën frymë me protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që Rama pritet me protesta nga shqiptarët e diasporës. Më herët, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe gjatë vizitës së tij në Basel të Zvicrës, në kohën kur në Tiranë kishin nisur protestat masive.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme