Politika 22 July 2024, 16:44 Nga VNA

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk pyet për ligj, përjashton nga gara kandidatët e shoqërisë civile për KLGJ dhe KLP

Ndaje në Whatsapp
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nuk pyet për ligj,

Shkelja e procedurave ligjore është kthyer në normë të qeverisë dhe administratës së saj. Kësaj rradhe është Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj i cili ka përjashtuar nga kandidimi thuajse të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të renditur nga Komisioni i Shoqërisë Civile për KLGJ dhe KLP, duke tejkaluar dhe kompetencat që i jep ligji.

Ish kandidati për anëtar në KLGJ, Altin Hazizaj, në një reagim të gjatë në facebook, shprehet se kjo është shkelja e parë serioze e ligjit, ku një zyrtar i administratës publike, pa pasur asnjë tagër ligjor, hedh poshtë vendimet e komisionit të shoqërisë civile, vendime të cilat janë të detyrueshme për këdo.

Hazizaj më tej thotë se Sekretari i Përgjithshëm ka kërkuar dokumentacion shtesë, i cili nuk është i përmendur në ligj, dhe pas këtij veprimi ka skualifikuar pa asnjë bazë dhe argument ligjor pjesën më të madhe të kandidatëve. Sipas tij, në listë kanë mbetur njerëz që janë të njohur për lidhjet e tyre të ngushta me Partinë Socialiste apo figura kryesore të saj.

Më poshtë reagimi i plotë i Altin Hazizaj

Ditët e fundit Kuvendi, me të drejtë, është përfshirë në diskutime dhe debate më lidhje me zgjedhjen e kandidatëve për KLGJ dhe KLP nga shoqëria civile. Javën e kaluar, në kundërshtim të hapur me ligjin, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka vendosur që të përjashtojë nga kandidimi thuajse të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të rënditur nga Komisioni i Shoqërisë Civile, pranë Avokatot të Popullit, duke hedhur poshtë dhe pa asnjë të drejtë e justifikim ligjor, punën disa mujore të tyre! Kjo është shkelja e parë serioze e ligjit, ku një zyrtar i administratës publike, pa pasur asnjë tagër ligjor, hedh poshtë vendimet e komisionit të shoqërisë civile, vendime të cilat janë të detyrueshme për këdo! Ligji i jep të drejtë SP vetëm të bëj verifikimin e dosjeve dhe të ri-rëndisë kandidatët, nëse e nevojshme.

 

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, SP i Kuvendit ka kërkuar dokumentacion shtesë, i cili nuk është i përmendur në ligj, dhe pas këtij veprimi ka skualifikuar pa asnjë bazë dhe argument ligjor pjesën më të madhe të kandidatëve. Në listë çuditërisht kanë mbetur njerëz që kanë lidhje tangente me shoqërinë civile, që janë të njohur për lidhjet e tyre të ngushta me Partinë Socialiste apo figura kryesore të saj.

 

Çështja e përfaqësimit të shoqërisë civile si në KLP ashtu edhe në KLGJ, ka të bëjë jo vetëm me sjelljen e zërit të qytetarëve në këto dy institucione kryesore të qeverisjes së sistemit të të drejtësisë, por edhe me garancinë e pavarësisë dhe reputacionit, që figurat më të njohura dhe të afirmuara të shoqërisë civile sjellin në këto institucione.

 

Kuvendi është ende në kohë për ta rregulluar këtë shkelje serioze të ligjit dhe ta sjellë procesin në brazdat e vetë ligjit. KLGJ dhe KLP kanë nevojë për zërin kritik dhe të pavarur të shoqërisë civile, sepse kjo i bën ato dhe në tërësi sistemin e drejtësisë më të forta e më të përgjegjshme, sidomos në situatën aktuale kur sistemi vijon të ngrihet.

 

Po në këtë kuadër media dhe gazetarët duhet të marrin një qëndrim më investigues e kërkues përkundrejt zyrtarëve publikë që denjojnë të shkelin ligjin, por edhe përkundrejt të gjithë kandidatëve. Çdo kandidat duhet zhbiriluar në kontributin që ka dhënë në jetën publike dhe CV-ja duhet të kontrollohet dhe investigohet në të gjitha drejtimet. Kjo do t'i jepte qytetarëve kohë të kuptojnë se çfarë po ndodh apo sesi manipulimet shtrihen e bëhen kaq të rafinuara në mënyrë që sistemi ynë i drejtësisë të jetë i kontrolluar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme