Politika 22 July 2024, 11:56 Nga VNA

Belind Këlliçi jep porosi prokurorëve të SPAK si të hetojnë Erion Veliajn. Por nuk e mban fjalën për protestë para Prokurorisë së Posaçme

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi jep porosi prokurorëve të SPAK si të

Belind Këlliçi ka shkuar sot para dyerve të SPAK për të denoncuar paaftësinë e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar Erion Velinë.

Duke e etiketuar SPAK organizatë partnere të Partisë Socialiste, Belind Këlliçi ka ngjitur dhe një fletërrufë me udhëzime dhe kritika për prokurorët. Edhe pse nuk njihet si jurist, zoti Këlliçi kritikon dhe këshillon drejtuesin Altin Dumani për punën e tij. Çështja e inceneratorit të Tiranës është prej kohësh në hetim nga SPAK. Për një pjesë e personave të përfshirë në këtë aferë kanë lëshuar fletë arrestet duke u cilësuar si “grup i strukturuar kriminal”. Për personat e tjerë, përfshirë dhe Erion Veliajn apo familjarë të ti vijojnë edhe hetimet pasurore.

Se çfarë e nxiton Këlliçin që të marrë përgjigje për një çështje që po vazhdon të hetohet kjo nuk është e qartë. Sikundër premtimi i zotit Këlliçi për ta zhvendosur protestën nga Bashkia e Tiranës tek dyert e SPAK mbetet i pambajtur. Edhe pse ndoshta Belind Këlliçi ka menduar ta zhvillojë këtë protestë një ditë tjetër. Deri atëherë, pritet të shihet se ç’mbështetje do të ketë kjo inisiativë nga deputetët dhe eksponentët e tjetë të PD-së, të cilët deri më tani kanë heshtur për këtë inisiativë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme