Politika 20 July 2024, 09:22 Nga VNA

Pas denoncimit të VNA, Fakulteti i Shkencave Mjekësore cakton datën e rinumërimit të votave

Ndaje në Whatsapp

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve Zgjedhor pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore cakton datën 23 korrik si ditë për rinumërimin e votave të kandidatëve për dekanë.

Pavarësisht se Komisioni i Apelimit kishte urdhëruar që votat të rinumëroheshin Komisioni nuk e zbatonte vendimin për hapjen e kutive. Vetëm pas denoncimit të VNA ka ardhur reagimi.

Sipas dokumentit që disponon VNA ju bëhet me dije dy kandidatëve për drejtues të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Ergys Ramosaçajt dhe Ilirjana Zekjas se ka vendosur të kryejë procesin e rinumërimit dhe rivlerësimit të votave më datë 23 korrik ora 08.30.

Kryetari i KIZ, njofton kandidatët se procesi i rinumërimit do të zhvillohet në ambjentet e rektoratit dhe se bashkë me kandidatët prezent mund të jetë vetëm një vëzhgues, i cili brenda orës 11: 00 të datës 22 korrik 2024 duhet të paraqesë dokumentacionin përkatëse pranë KIZ UMT me qëllim akreditimin e tij.

Në garë për dekan janë Ergys Ramosaçaj bashkëshorti i zv. ministres së Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj dhe dekania aktuale Ilirjana Zekja.

Nga faza e parë e numërimit të votave, fitues ka rezultuar Ramosaçaj me dy vota diferencë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme