Politika 19 July 2024, 22:36 Nga VNA

“Mafia ka shtetin e vet”, Meta përkujton Falconen dhe Borselinon. Postimi i tij mesazh për SPAK-un?

Ndaje në Whatsapp
“Mafia ka shtetin e vet”, Meta përkujton Falconen dhe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale kujtoi sot gjyqtarin italian Paolo Borsellino, i cili u vra nga mafia në moshën 52-vjeçare më 19 korrik 1992. Meta shkruan se Borsellino dhe kolegu i tij, Giovanni Falcone, paguan me jetë për luftën kundër mafias.

Ai thotë se Shqipërisë i mungojnë prokurorë të tillë, duke shtuar se vendi është në një situatë ku “mafia ka shtetin e vet”.

“Paolo Borsellino, si kolegu i tij Giovanni Falcone, e pagoi me jetë, 32 vite më parë, luftën e drejtë kundër mafias! Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia” Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani! Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet. Përmbysja e pashmangshme!” - shkruan Meta në Facebook.

Ky postim i Metës vjen në një kohë kur ai ndodhet në hetim nga SPAK, të cilin në çdo dalje publike e sulmon. Mos ndoshta postimi i kreut të PL është mesazh kërcënues ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme?

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme