Politika 18 July 2024, 20:25 Nga VNA

Belind Këlliçi: PD javën e ardhshme do zhvendos protestën para SPAK

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi: PD javën e ardhshme do zhvendos protestën

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, do të zhvendos tashmë protestën nga Bashkia e Tiranës drejt SPAK-ut. Këtë e ka paralajmëruar Belind Këlliçi, i cili është shprehur se javën e ardhshme demkratët e udhëhequr prej tij do të organizojnë protestën para dyerve të Prokurorisë së Posaçme.

“Sezoni i protestave dhe i denoncimeve, në javën tjetër ne do zhvendosemi dhe do të fillojmë në mënyrë permanente denoncimet nga zyrat e organizatës partnere të PS-së, që është SPAK-u. Zyrtarisht tashmë, PS ka tre forume partnere. Ka forumin rinor, ka forumin e gruas dhe forumin e drejtësisë të drejtuar nga Altin Dumani i cili me paraqitjen që ka bërë ditën e hënë në parlament i ka faktuar gjithë qytetarëve shqiptarë që është një prokuror i cili po përdoret politikisht. Ditën e hënë në parlament, çdo shqiptar ka marrë një mesazh të qartë, Dumani është në shërbim të pushtetit, në shërbim të regjimit’” – është shprehur Këlliçi.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka qenë vazhdimisht shënjestra e Berishës dhe demokratëve të drejtuar prej tij që kur ky i fundit mori masën arrest në shtëpi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme