Politika 15 July 2024, 18:46 Nga VNA

Dumani përgënjeshtron deputetët e PS dhe grupit të Berishës: Nga amnistia penale përfituan 117 persona të hetuar dhe dënuar nga SPAK dhe GJKKO

Ndaje në Whatsapp
Dumani përgënjeshtron deputetët e PS dhe grupit të

Gjatë raportimit në Kuvend kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga deputetja Flutura Açka sa persona të dënuar nga GJKKO kishin përfituar nga amnistia penale, ku u bë bashkë opozita teknike me mazhorancën.

Dumani pohoi se 117 persona në total kanë përfituar nga amnistia penale, ku 40 prej tyre u përjashtuan nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit dhe 12 nga ndjekja penale.

“Ne nuk kemi asnjë kompetencë që të vlerësojmë veprimtarinë e një institucioni tjetër, është në të drejtën e tij të miratojë amnistin, nga ky ligj kanë përfituar subjekte të cilët janë dënuar nga gjykatat e posaçme, 40 persona përjashtim nga dënimi, 65 nga zbritja e dënimit, 12 nga ndjekja penale, (pra janë pushuar hetimet) – pra kuvendi ka kompetencën për të miratuar apo jo një amnisti. SPAK është institucion kushtetues i pavarur, garanton ligji pavarësinë e tij. Ishte vullnet politik në 2016 për reformën, është vullnet politik për të marrë masa të tjera që mund të afektojnë SPAK” - tha Dumani.

Deklarata e kreut të Prokurorisë së Posaçme rrëzon poshtë të gjitha pretendimet e mazhorancës dhe deputetëve në grupin e Berishës që shpreheshin para se ta miratonin në Parlament, se nga kjo amnisti nuk përfitonin të dënuar nga SPAK dhe GJKKO.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme