Politika 13 July 2024, 19:17 Nga VNA

Do të marrë komisioni i burgjeve barrën e një vendimi me dy standarte? Mblidhet për herë të dytë për kërkesën e Fredi Belerit

Ndaje në Whatsapp
Do të marrë komisioni i burgjeve barrën e një vendimi me dy

Komisioni i burgjeve nuk po arrin të vendos t’i japë apo jo leje Fredi Belerit që të shkojë të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Ky Komision është mbledhur për herë të dytë për ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e Belerit për të udhëtuar drejt Strasburgut.

Komisioni i Burgjeve është mbledhur një herë paraditen e sotme, por që nuk mori një vendim.

Kujtojmë se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ditën e djeshme tha se Fredi Beleri, i cili ndodhet në burgun e Fierit, e kishte marrë lejen dhe se do të udhëtonte të hënën në drejtim të Strasburgut, për të bërë betimin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi. Por, kjo është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve, e cila po në një reagim ditën e djeshme, tha se leja për Fredi Belerin nuk ishte konfirmuar.

Mesa duket anëtarët e këtij Komisioni janë në pozita të vështira, pasi do të duhet të marin barën e e një vendimi që tregon qëndrim me dy standarte. Kjo pasi Belerit iu refuzua kërkesa disa herë për t’u betuar si kryetar Bashkie në Himarë, ndërkohë në rastin e rradhës kur i duhet që të betohet si eurodeputet, gjasat janë që t’i jepet leja.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme