Politika 12 July 2024, 14:07 Nga VNA

Argita apo Shkelzeni? Si po zhvillohet gara brenda familjes më të pushtetshme në PD

Ndaje në Whatsapp
Argita apo Shkelzeni? Si po zhvillohet gara brenda familjes më të

Ndryshe nga çdo protestë e opozitës gjatë muajve të fundit, Argita Berisha nuk u shfaq mbrëmë para kryeministrisë. Vajza e Sali Berishës që kohët e fundit ka dominuar skenën opozitare me fjalimet në kuvendin e PD, intervistat televizive dhe pjesmarrjen në çdo protestë sado të vogël, mbrëmë “shkëlqeu” me mungesën e saj.

Krejt ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Shkëlzen Berisha ishte mbrëmë jo vetëm prezent por dhe i disponueshëm për çdo gazetar të interesuar për ti marrë intervistë. Ndryshe nga sa është shfaqur deri më sot, disi diskret dhe i rrethuar nga miqtë e tij, mbrëmë në protestë Shkëlzen Berisha ishte i rrethuar nga bodyguard-ët, që jo rastësisht janë të njëjtët që mbronin Sali Berishën kur nuk ishte në arrest shtëpie. Kjo mund të jetë dhe rastësi, megjithatë familja e Sali Berishës dukshëm apo fshehtas prej dhjetra vitesh lëviz fijet brenda PD dhe Opozitës. Me gjasë popullariteti i ulët i Argita Berishës mund ta kenë detyruar babain e saj të mendojë që i biri të jetë pasuesi. Me lidhje më të gjata dhe më të përfolura me politikën, median dhe biznesin ndoshta kandidatura e Shkëlzen Berishës do të jetë më e pranueshme për demokratët.

Kur mendon pastaj se mes kujt duhet të zgjedhin shqiptarët, kjo pa dyshim është akt tjetët i dramës tonë 33 vjeçare në demokraci.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme