Politika 11 July 2024, 19:37 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Qytetarët mblidhen në selinë e PD, mbi 1200 forca policie për mbarëvajtjen e saj

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës/ Qytetarët mblidhen në selinë e PD, mbi

Në orën 20:00 opozita do të zhvillojë protestën e rradhës para godinës së Kryeministrisë, ndërsa prej ditësh strukturat e saj janë angazhuar në terren duke ftuar qytetarët të bashkohen në tubim. Qytetarët kanë nisur që të mblidhen për këtë tubim, ku një pjesë e mirë e tyre ndodhen në selinë e PD.

Ndërkohë kryetari i PD vazhdimisht ka shpërndarë video në facebook me pamje nga ardhja e mbështetësve të opozitës nga qarqet e vendit për në Tiranë. Përmes kësaj proteste opozita kërkon që në prag të zgjedhjeve parlamentare të realizojë kërkesat për qeveri teknike, dhe thirrjen kryesore për lirimin e Sali Berishës nga masa e arrestit.

Ndërkohë nga ana tjetër për mbarëvajtjen e kësaj proteste do të angazhohen mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik. Do të ketë kamera sigurie dhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Segmentet rrugore të bllokara tashmë, pak përpara se të nisë protesta janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme